“Parisi i vogel” mirëpret mijëra vizitorë, me një organizim të veçantë në çdo restorant, bujtinë, hotel dhe shtëpi pritëse. Atmosfera festive ndihet në çdo cep të qytetit, në bulevardet e Korçës, në Pazarin e Vjetër, ku shumëllojshëmria e dritave dhe objekteve, përcjellin ndjesinë e të qënurit në një qytet përallor.
Sheshi para Katedrales është bukuria dhe veçantia e Korçës. U bënë ditë tashmë që çdo pasdite ky shesh gëlon nga zërat e fëmijëve, dhe nga mijëra qytetarë që bëjnë fotot e rradhës për ti patur në albumin e tyre familjar. Një kënd lojërash i përshtatur jo vetëm për fëmijë, por edhe të rritur që rikthejnë fëmijërinë e tyre për disa orë të bukura që kalojnë pikërisht të ky kënd. E pa harruar “Syrin e Korçës” që të lejon të shohësh të gjithë qytetin nga lartësia.
Jemi në ditën e fundit të vitit 2022, në pritje për një vit të ri, dhe kuzhina që do të shoqërojë darkën e restoranteve mbetet më e mira në vendin tonë. Me lloje të ndryshme të mishit, si ai i qingjit, i gjelit të detit, me sallatrat, pjatat e tjera që kanë mes tyre edhe zahiretë e dimrit, si edhe me bakllavanë aq të dashur e të pëlqyer për të gjithë. Patjetër që vera ze pjesën më të rëndësishme të tavolinës, me një shumëllojshmëri qe e ofron çdo restorant, si edhe me verë të përgatitur nga vetë korçarët.
Bukuria e festës nuk shijohet vetëm në qytët por edhe në rrethina, e pikërisht në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës. Me ambjente ndryshe nga Korça, me shtëpizat e vogla të drurit, oxhaqe të ndezura dhe ai arredimi i thjeshtë që të bën të ndihesh si në shtëpi. Edhe në këto fshatra, qindra turistë kanë prenotuar për natën e ndërrimit të viteve.
Në këtë natë nuk do të mungojnë serenatat korçare, aq të njohura në mbarë vendin, e me kitarat që s’do të pushojnë deri në orët e para të mëngjesit. E ku ka më bukur?
Korça di të festojë! Korça di të mirëpresë!
me një organizim të veçantë në çdo restorant, bujtinë, hotel dhe shtëpi pritëse. Atmosfera festive ndihet në çdo cep të qytetit, në bulevardet e Korçës, në Pazarin e Vjetër, ku shumëllojshëmria e dritave dhe objekteve, përcjellin ndjesinë e të qënurit në një qytet përallor.