Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt, konkretisht:
46-vjeçari me iniciale I. C. pasi gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje tëvendit, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë me një kartmonedhë 20 Euroshe në brendësi të saj me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, për shkak se kishte kaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të 35-vjeçarit L. F., Policia ka konstatuar në pasaportën e tij, 5 vula të dyshuara të falsifikuara.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. C., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe për shtetasin L. F., për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.