MENU
klinika

Analiza

Ku gaboi Greqia me Eva Kailin?

26.12.2022 - 10:19

Problemi që lindi me Eva Kailin shkon përtej çdo ryshfeti dhe është një ”gjemb në këmbë” për shtetin grek së bashku me provat e fundit që tregojnë se Greqia kryeson të gjitha vendet e BE-së sa i përket korrupsionit.

Thelbi qëndron në fjalimin e saj fillestar në Parlamentin Evropian, i cili ishte në përputhje me perceptimet e zyrtarëve të tjerë grekë në Bruksel, konkretisht Margaritis Schinas, i cili është një politikan grek i lidhur ngushtë me Demokracinë e Re, dhe nënkryetari aktual i Komisionit Evropian për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës.

Organet institucionale greke (Qendra e Planifikimit dhe Kërkimeve Ekonomike, Drejtoria e Shërbimeve Ekonomike të Kuvendit, partia e saj politike etj) duhet të kishin ngritur alarmin për Eva Kailin që në momentin e fjalës së saj fatkeqe ku ajo tha: Katari është një pionier në të drejtat e punës, duke ulur pagën minimale”. Ajo duhet të kishte thënë rritje të pagës minimale, jo ulje; megjithatë, sigurisht që nuk ishte një gabim i thjeshtë nga ana e saj, por edhe një mungesë e njohurive të përgjithshme për temën specifike, dhe ajo duhej të korrigjohej edhe nga partia e saj politike.

Ajo dha shembullin e efektit Dunning-Kruger, i cili thotë se “mungesa e njohurive dhe aftësive të një personi në një fushë të caktuar i bën ata të mbivlerësojnë kompetencën e tyre”.

Në të kundërt, ky efekt bën që ata që shkëlqejnë në një fushë të caktuar të mendojnë se detyra është e thjeshtë për të gjithë dhe të nënvlerësojnë aftësitë e tyre relative, si dhe të tërhiqen nga jeta publike.

Eva Kaili feels 'betrayed' by her partner over Qatargate – POLITICO

Shumica e studentëve të ekonomisë do të kishin njohuri se paga minimale në Katar është 275 dollarë amerikanë në muaj (plus krevat dhe ushqim) në vitin 2022 dhe është dukshëm më e ulët se paga mesatare në Katar, e cila shkon rreth 3,600 dollarë amerikanë/ muaji, paga mesatare vjetore e nëntë më e lartë në botë, sipas të dhënave. Paga minimale për vendet e zhvilluara zakonisht varion nga 35 në 60 përqind si përqindje e pagës mesatare sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), megjithatë në Katar është më pak se 10 përqind (274/3600).

Deklarata e saj ishte mashtruese dhe duhej të ishte proporcionale dhe më përfaqësuese e realitetit.

Ajo tregoi se nuk e kuptonte këtë temë ose ishte në rrugë të gabuar dhe partia e saj politike duhej ta paralajmëronte atëherë, jo tani, që ta mbyllte çështjen.

Prandaj, pyetjet e arsyeshme që lindin janë se si skandali i korrupsionit vepron si një qendër e vëmendjes për aftësit e protagonistëve të tij dhe kualifikimet e tyre, ndërkohë që ka dyshime edhe për “personalitete” të tjera politike që ne i përqafojmë me dijeninë e plotë që ata kontribuojnë.

Greqia është një demokraci me të meta, si dhe kryeqyteti i korrupsionit i Bashkimit Evropian. Dhe kjo duket se nuk na shqetëson.

Organet institucionale greke duhet të kishin ngritur menjëherë alarmin për Eva Kailin në momentin e fjalimit të saj fatkeq.

Vice president of EU parliament suspended amid suspicions Qatar bought influence | The Times of Israel

Jo vetëm Greqia u ekspozua, por edhe Italia. Në fakt, Evropa është ekspozuar për shkak të korrupsionit në rritje në Parlamentin Evropian.

Fatkeqësisht, fokusi kryesor është te Greqia, sepse diskursi gazetaresk ndërkombëtarisht ka shumë materiale nga “bota e nëndheshme” greke e politikës që lidhet me skandalin e përgjimeve.

Së fundi, përtej çdo ndryshimi në kuadrin ligjor për të luftuar korrupsionin, vlen të përmendet citimi i mëposhtëm që i atribuohet Platonit:

“Ligjet janë formuar pjesërisht për hir të njerëzve të mirë, për t’i udhëzuar ata se si mund të jetojnë në marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin, dhe pjesërisht për hir të atyre që refuzojnë të mësohen, shpirti i të cilëve nuk mund të nënshtrohet ose zbutet, ose pengohet të zhytet në të keqe.”

Dr Steve Bakalis është një hulumtues në Universitetin Qendror të Financave dhe Ekonomisë në Pekin.

Burimi: Gazeta greke Kathimerini

Përktheu dhe përshtati: Konica.al