Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka deklaruar se Serbia po kërcënon sërish me luftë.
“Ajo që ne e dinim prej kohësh u sipërfaqe në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”, tha Kurti.
Ai shtoi më tej se Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 viteve dhe udhëhiqet me një kastë të njëjtë politikanësh me në krye me ish-zëdhënësin e Millosheviçit. “Serbia nuk po e fsheh që kërkon të vazhdojë luftën që e humbi. Kjo përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë dhe paqen në vendin tonë”, ka thënë Kurti.