MENU
klinika

Heqja e barrikadave

Kurti: Nuk japim garanci për Asociacionin

31.12.2022 - 10:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka pasur garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri.

“Nuk ka garanci të tilla nga Qeveria e Kosovës. Asociacioni i komunave u bë asociacion i barrikadave. Ata i donë komunat që t’i bëjnë si barrikada. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, duan që t’i bëjnë 10 komuna bashkë”, tha Kurti.

Pas 19 ditësh bllokimi të rrugëve, grupet e serbëve nga veriu i Kosovës i hoqën barrikadat dje, të cilat ishin ngritur pas arrestimit të njërit prej ish-policëve serb të Kosovës, Dejan Pantiç.Kjo erdhi pas lirimit të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, të cilit masa e paraburgimit iu ndryshua në “arrest shtëpiak”.

Themelimi i Asociacionit ishte kushti tjetër i serbëve lokalë për heqjen e barrikadave.Ndërkohë Kurti u bën thirrje serbëve të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të gatshëm të ndërhyjmë për të..."

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, reagon NATO