MENU
klinika

E gjeni dot!

Kush do të jetë prezantues i “Grammy Awards 2023”?

16.12.2022 - 11:49

Tashmë është vendosur edhe se kush do të jetë prezantuesi i çmimeve Grammy 2023. E gjeni dot se kush është?

Pikërisht Trevor Noah!

Gjithashtu, ai do të jetë gjithashtu pjesë e ‘The Daily Show’.

“Disa prej nesh punojnë në Grammy së bashku, disa prej nesh punojnë në shfaqje të tjera që unë jam duke bërë”, ka thënë ai më herët.

“Është pothuajse si ai moment në futboll. Si futbollist, ju do të luani për klubin tuaj dhe më pas do të luani për ekipin kombëtar dhe gjithmonë ka qenë një moment kur një lojtar tërhiqej nga kombëtarja”.

“Ata do të thoshin: ‘Unë nuk do të luaj më në nivel ndërkombëtar, por do të luaj ende për klubin tim’”.

“Dhe është gjithmonë e trishtueshme sepse ata nuk do të jenë në ekipin kombëtar, por ata janë ende duke luajtur dhe janë duke luajtur me shumë nga lojtarët që njohin”.

Kujtojmë se më herët, Noah ka thënë për ‘Comedy Central’ se:

“Më kujtohet kur filluam shfaqjen, nuk mund të merrnim mjaftueshëm njerëz për të mbushur audiencën”, tha Noah. “Kishte vende bosh dhe më pas shikoj këtë tani, nuk e marr si të mirëqenë kurrë”.

Kujtojmë që më herët, ai u përfol për një lidhje dashurie me Dua Lipa-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN