MENU
klinika

50-vjeçarja, nënë e një djali

Kush është viktima e aksidentit të rëndë në Qafë Muzinë!

09.12.2022 - 14:25

Viktima e aksidentit të rëndë në Qafë Muzinë, Etleva Bejko, po kthehej nga Greqia në Konisol për të takuar familjarët e saj, kur mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se 50-vjeçarja kishte emigruar në Greqi rreth 25 vite më parë dhe jetonte në Janinë. Ajo ishte nënë e një djali.

Në pamjet e siguruara nga “Panorama”, mjeti shihet i shkatërruar ndërsa vendi i shoferit ku ndodhet viktima është mbuluar me pëlhurë të bardhë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 vendin e quajtur Qafa e Muzinës. Viktima po udhëtonte me një mjet tip “Hyundai” dhe dyshohet se humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. Ajo humbi jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje”, informoi policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës

Nga telefonata e mbesës te misteri i dhunimit

Vdekja e 2 të moshuarve, 10 të shoqëruar në Dropull