MENU
klinika

23 çështje për diskutim

Kuvendi mban seancën e fundit për këtë vit, përplasje mes demokratëve

21.12.2022 - 17:33

Kuvendi nisi mbledhjen sot pasdite në seancë plenare ku në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës

Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor

Kuvendi nisi mbledhjen sot pasdite në seancë plenare ku në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.
Po ashtu, në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.
Pas debateve të gjata në komisionet parlamentare, Kuvendi pritet të miratojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë.

Seanca është shoqëruar me debate dhe përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike.

Ka qenë Flamur Noka ai që fillimisht ka kërkluar fjalën, duke vënë në dukje se grupi i deputetëve të Berishës është futur në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare.

Pasi Noka mbaroi fjalën e tij, pati përplasje mes deputetëve të rupit të Sali Berishës dhe grupit të Enkelejd Alibeajt dhe nuk kanë munguar edhe fyerjet.

“Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Këtu, këtu. Do vij të ta tregoj ty edhe atij tjetrit. Legen”, është dëgjuar të thojë Noka.

Ndërkohë edhe Alibeaj është dëgjuar duke fyer deputetin Tritan Shehu.

“Mos ma bëj dorën ashtu legen”, i ka thënë Alibeaj Shehut.