MENU
klinika

"Impakt negativ në ekonomi"

Largimi i ‘trurit’ nga Shqipëria/ Enio Jaco: Trendi do vijojë!

14.12.2022 - 21:09

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka vënë theksin tek problemet që sjell dhe do të ketë në Shqipëri, në biznes, rrjedhja e trurit të vendit për shkak të emigrimit.

Ai ka bërë apel që qeveria të marrë masa dhe të zbatojë reformat që ka në letër.

“E kotë të mbyllim sytë para këtij trendi por të gjejmë zgjidhje për t’i përballuar. Me rëndësi të realizohet reforma, agjenda e investimeve, në shumë pika biem dakort me minstrinë por ka ardhur koha që elemente të kësaj reforme ti bëjmë realitet.”

Pjesë nga deklarata:
Sfida e gjetjes së forcës punëtore të kualifikuar nuk është vetëm në Shqipëri.
Por në Shqipëri një nga problemet që të gjithë po ndeshim është migrimi, intensifikim gjatë 2021.

Migrimi perceptohet si një cështje sociale dhe është cështje sociale, por është një sfidë e jashtëzakonshme ekonomike që ka impakt negativ.

Një brand drain i vërtetë po ndodh në Shqipëri, me statistikat që ne kemi.

Është dhe cështje sigurie, kemi dëgjuar probleme të mëdha, Anglia, Franca e Hollanda kanë pasur probleme me migrimin, që mund të afektojnë dhe procesin e integrimit.

Theksi i konferencës është jo vetëm të flasim për problemet që ne shikojmë, por me rëndësi të evidentojmë kush janë problemet, si e shohim perspektivën e kush janë zgjidhjet që mund të ofrojmë.

Të ndërtojmë bashkë një motivim të vërtetë për njerëzit për të ndërtuar mundësi e perspektivë ekonomike në Shqipëri. Kollaj të themi që është detyrë e forcave politike por është detyrë e gjithëve e sektorit privat, e administratës e biznesit për të punuar bashkë për të ndërtuar alternativa më të vlefshme për forcën e punonjësve.

Trendet që kanë nisur në 2021-2022 do vijojnë edhe më tej,

Periudha post pandemisë i ka përshpejtuar këto trende, punonjësit e kualifikuar në gjithë botën, një trend ky i intensifikuar në Shqipëri, një pjesë e tyre punojnë në Shqiperi për kompani ndërkombëtare, por ka impakt të drejtpërdrejtë tek kompanite shqiptare.

E kotë të mbyllim sytë para këtij trendi por të gjejmë zgjidhje për ti përballuar këto trende.

Shqipëria ofron në këto momente potencial të jashtëzakonshëm në lidhje me hapjen e negociatave me BE. Ta nxjerrim në pah e ta kthejmë në potencial.

Me rëndësi të realizohet reforma, agjenda e investimeve, në shumë pika biem dakort me minstrinë por ka ardhur koha që elemente të kësaj reforme ti bëjmë realitet.

Sektorët e mëdha, që kanë pasur skuses, fasonë call center, IT, për ti ndihmuar këto sektorë të mësojnë një pjesë të madhe të punonjësve për ti dhënë model më të avancuar që të jenë në gjendje të rrisin biznesin e ti japin një update forcës punonjëse.
Ideale që këto politika të konbinohen me politika shtetërore, lufta kundër pastrimit të parave …janë faktorët kryesore për ta bërë tregun e punës atraktive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konspiracion grek për të dyndur emigrantët këtu?

“Shqipëria po boshatiset, por atje iu japin punë”

"Dukej sikur brezi i ri i qytetit ishte zhdukur nga ndonjë murtajë"

Largimi i “trurit” nga Shqipëria, media britanike ngre alarmin

Kancelari gjerman dhe presidentja e KE tregojnë zgjidhjen

Si të frenohet largimi i të rinjve nga Shqipëria