MENU
klinika

Të shkurtër, por gjenialë

“Last dance” në Botëror, Modric dhe Messi duan lavdinë

13.12.2022 - 17:53

‘Vallëzimi i fundit’ në një Kupë Bote për dy futbollistë thelbësorë, përmes të cilëve mund të shpjegojmë atë që ka ndodhur në futboll në 15 vitet e fundit. Leo Messi ose Luka Modric do të jetojë ndeshjen e fundit në një Botëror, do të udhëheqë për herë të fundit me ’10’ në shpinë si pjesë e kombëtares respektive.

Dy yje që arrijnë në gjysmëfinale të “Katar 2022” më të rëndësishëm se kurrë, pasi kanë pësuar lodhjen emocionale të kualifikimit nga penalltitë. Madje, kroatët në dy ndeshje radhazi. Ekspresiviteti i dy skuadrave përcakton se si ata e jetojnë futbollin dhe jetën. Albiceleste përbëhet nga djem grindavecë, të vërtetë, emocionalisht intensiv, aq pasionantë sa të marrin frymën.

Kroacia tregon riktus vuajtjeje, shprese, serioziteti, përkushtimi, bashkimi, respekti. Trajneri Lionel Scaloni këmbëngul të na bëjë të besojmë se Leo Messi ka qenë gjithmonë i njëjti, se ideja se po përballemi me një Leo “Maradonian” është një perceptim i jashtëm. Leo Messi është versioni i Barcelonës që kemi parë të veshur me fanellën bardhekaltër.

Ai është futbollistikisht identik me atë që fitoi “Topin e Artë” të fundit me fanellën e Barçës. Mënyra e tij e të shprehurit në fushë është e papenguar, më shumë se e pjekur, instinktive. Leo ka hequr qafe korset evropiane, nuk buzëqesh më, qesh me të madhe.

Ai nuk shikon më me bisht të syrit duke pritur se çfarë po bëjnë të tjerët, tani del në skenë për të kërcyer me bust të zhveshur, sepse e di që rreth tij ka vetëm shpirtra që nderojnë futbollistin dhe personin. Në Argjentinë kanë nevojë ta afrojnë Leon me figurën e Maradonës, sepse Diego fitoi Botërorin në vitin 1986.

Kur shohin Leo Messin të zemërohet me arbitrin, kur e shohin duke e quajtur Wout Weghorst ‘budalla’, këmbëngulin se i ngjan Maradonës. Messi është në fushën e lojës ’10’ i Barçës më të mirë, me diferencë të vogël apo të madhe. Te Barça ka luajtur për kënaqësi, për dashurinë e futbollit. Ai po luan me kombëtaren i vendosur për të sjellë gëzim në vendin ku ka lindur.

Luka Modric i dha Leo Messit të gjashtin “Top të Artë”. Kroati sapo kishte fituar trofeun e artë vitin pararendës më 2018, për zemërimin e Griezmann, i cili besonte se e meritonte më shumë, pasi fitoi Kupën e Botës me Francën. Modric ia kaloi “Topin e Artë” me delikatesën me të cilën godet topin, duke e përkëdhelur, duke e mbrojtur, me sigurinë se çdo top që prek do të përmirësohet pas kalimit nëpër këpucët e tij.

Messi dhe Modric respektojnë dhe admirojnë njëri-tjetrin. Leo ka dominuar garën e “Topit të Artë” në konkurrencë me Cristiano Ronaldon, golat e vrullshëm dhe të pafund e kanë vendosur gjithmonë në podiumin e më të mirëve. Modric i shijoi pa bujë sukseset e Real Madridit dhe kombëtares së tij, i relaksuar, me familjen, i buzëqeshur dhe i përqafuar, në fitore dhe në disfatë.

Të shkurtër, me këmbë të vogla, të dy janë të prerë nga i njëjti model. Luka, konkurrues nga gjenetika, nuk do ta shohësh kurrë të bëjë një gjest të keq. Mos u habisni nëse zbuloni se argjentinasi Messi, thellë brenda vetes ka qenë gjithmonë i tillë, edhe nëse nuk e ka shprehur