MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

Macron: Biseda me Putin do bëhet, pasi të flas me kreun e agjencisë bërthamore

03.12.2022 - 20:29

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është gati të flasë sërish me Vladimir Putinin , por pasi të ketë folur me Rafael Grossin , drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), me të cilin Franca “bashkëpunon” për të mbrojtur uzinën e Zaporizhzhia, një objektiv i bombardimeve.

Kushtet për paqen në Ukrainë do të duhet të vendosen nga Ukraina, tha presidenti francez në një intervistë për TF1 , duke u kthyer nga vizita e tij në SHBA, raportojnë mediat e huaja.

“I takon popullit ukrainas të vendosë në mënyrë të pavarur, të vendosë në çfarë kushtesh, si, kur: nuk varet nga ne”, deklaroi kreu i Elysee, sipas të cilit zgjerimi i NATO-s duhet të jetë “një nga çështjet për paqen”.

“Ajo që varet nga ne, është siguria e pjesës tjetër të Evropës”, tha Macron, i cili shpreson të jetë në gjendje të sigurojë një “garanci për sigurinë e vetë Rusisë kur të kthehet në tryezën e negociatave”.