MENU
klinika

Mbeti pa çmim te “Kënga Magjike”

Mariza Ikonomi heq dorë nga festivalet

11.12.2022 - 11:26

Kënga e saj e titulluar “Mama” ishte një nga më të dëgjuarat në “YouTube”, madje konkurronte fort me këngën fituese “I Paftuar” nga Marsela Çibukaj.

Mariza Ikonomi ishte një ndër pretendentet për ta fituar këtë edicion të “Këngës Magjike”, por duket se gjërat u ndryshuar në moment të fundit dhe këngëtarja doli “duarbosh” nga gara.

Së fundmi, Mariza bëri një postim të gjatë në “Instagram”-in e saj ku shprehej se ishte e lumtur se publiku e kishte pëlqyer këngën e saj.
Këngëtarja shprehet se ndihet e zhgënjyer dhe nuk i premton dot fansave të saj se do të marrë pjesë sërish në festivale.

“‘Mama’” ishte kënga që unë u paraqita këtë vit në ‘Kënga Magjike’. Misioni im u krye me sukses. Vërtet nuk mora asnjë çmim por ama kam marr votat e zemrave tuaja që në fillimet e karrierës sime e deri më sot me këngën time të fundit. Falë jush publik i dashur unë vazhdoj këndoj sepse ju jeni forca ime më e madhe.

Çmimet për mua janë si flluskat e sapunit dhe këtë e kam vërtetuar shumë herët, por të lësh gjurmë me muzikën tënde, tekstet, vokalin është ajo çfarë kam synuar që kur kam marr mikrofonin për herë të parë kur isha vetëm një fëmijë. Prandaj mos u mërzisni për mua se nuk më dhanë atë që meritoja ashtu siç jeni shprehur edhe nëpër mesazhet tuaja sepse mua nuk më kanë identifikuar asnjëherë çmimet që kam marr por jetëgjatësia e këngëve dhe dëshira për t’ju dhuruar një copëz shpirti nëpërmjet muzikës sime.

Prandaj edhe ua dhurova këngën ‘Mama’, sepse për mua është vlera më e shtrenjtë dhe nuk ka çmim për të por vetëm dashuri. Nëse do të ketë një festival tjetër këtë nuk ua premtoj dot, por këngë patjetër. Pse jo, një për baballarët kësaj here, se edhe ata i kemi shumë të shtrenjtë”, shkruan ajo.