MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi F

Maroku surprizon të gjithë, eliminohet Belgjika

01.12.2022 - 19:03

Maroku dhe Kroacia janë dy skuadrat që u kualifikuan më tej nga Grupi F. Marokenët fituan 2-1 përballë Kanadasë dhe avancon si kokë grupi, ndërsa Kroacisë i mjaftoi një barazim 0-0 ndaj Belgjikës për të zënë vendin e dytë.

Kroacia dominoi në pjesën e parë. Pas një mundësie të mirë për secilën skuadër, në minutën e 15-të ka penallti për Kroacinë. Carrasco shkel në zonë Kramaric dhe arbitri drejton gishtin te pika e bardhë. Por pas rishikimit në VAR, 11-metërshi anulohet për pozicion jashtë loje. Ballkanasit tentuan disa herë, por fraksioni i parë nuk pati gola.

Në fakt, i gjithë takimi u mbyll pa gol. Edhe pse kishte ritëm dhe sulme nga të dyja skuadrat, nuk ishte e thënë që të shënohej. Belgjika insistoi më shumë, madje Lukaku goditi edhe shtyllën. Në fund festojnë kroatët, ndërsa belgët edhe pse pretendentë, largohen me kokën ulur.

Në ndeshjen tjetër, surpriza e madhe e këtij Botërori është Maroku, që e nisi me gol sfidën. Gabimi i mbrojtësit vijohet me atë të portierit, përfiton Ziyech dhe shënon. En Nesyri në minutën e 23-të dyfishon shifrat për të tijtë. Edhe pse mes dy mbrojtësve kanadezë, sulmuesi maroken nuk fal.

Në minutën e 40-të amerikano-veriorët barazojnë pas një autogoli. Në shtesën e së parës El Nesyri shënon golin e tretë, por në gjuajtjen e tij ka një maroken para rrezes së portierit dhe goli anulohet për jashtë loje. Në pjesën e dytë kanadezët dominuan totalisht, por nuk ishte e thënë të largoheshin të paktën me një pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin