MENU
klinika

U vra në Fushë-Krujë

“Mbaj kujtimet”/ Stresi publikon këngën për Brilant Martinajn

28.12.2022 - 14:20

Ashtu siç e premtoi, edhe e bëri. Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi publikoi këngën për mikun e tij të ngushtë Brilant Martnaj, i cili u vra në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujë në korrik të këtij viti. Stresi ka pasur një lidhje të ngushtë miqësie me Martinaj, aq sa ai e konsideronte vëlla, ndaj edhe i ka dedikuar disa vargje prekëse, të shoqruara me melodi pianoje në sfond.

“17 korrik 2022, viti 2022. Do më mungon shumë vëllai im Brilant. I love you nigga. Bëj t’fala Dik Vatës. Edhe ty o Bes Hoxha. Më mori malli, kujtimet mbaj,”-janë disa nga vargjet e këngës.

23-vjeçari Brilant Martinaj u ekzekutua në një atentat në 17 korrik së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, ky i fundit ia doli që të dilte nga makina që kishte marrë flakë. Por sërish u qëllua për vdekje nga atentatorët. E ashtuquajtura masakra e Fushë-Krujës ende nuk është zbardhur edhe pse ishte një ngjarje që tronditi opinionin publik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Misteri i makinave dhe ‘killerat’ e arratisur

Çfarë zbuloi policia për atentatin në Fushë Krujë