MENU
klinika

Brenda 24 orëve ankorohen 5 tragete

Mbi 13 mijë qytetarë kanë hyrë nga porti i Durrësit në 3 ditë!

26.12.2022 - 13:48
13, 636 qytetarë në total  kanë kaluar në Portin e Durrësit përgjatë 3 ditëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet e ditur se tragetet po operojnë me lundrime dyfishe, vajtje-ardhje brenda ditës, me qëllim përballimin e fluksit që aktualisht është i përqëndruar në hyrjen e qytetarëve për në vendin tonë. Policia kufitare po operon me kapacitet të plotë, duke vënë ne funksion 26 sportele, 16 për qytetarët dhe 10 per mjetet e kamionët. Që prej datës 22 dhjetor në portin e Durrësit ankorohen 5 tragete në 24 orë, ndërsa edhe dita e sotme paraqitet e ngarkuar. Krahas udhëtarëve nga data 22-25 dhjetor janë futur në vend 3,950 mjete.