MENU
klinika

Pa incidente!

Mbyllet protesta e serbëve në Rudar

22.12.2022 - 15:32

Ka përfunduar pa incidente protesta e serbëve në Rudar të Zveçanit. Qytetarët serbë kërkuan lirimin e të arrestuarve Dejan Pantiç dhe të tjerët, pastaj tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë. Në mesin e pankartave të shumta, ata kanë shpalosur edhe një flamur të madh serb.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç përmendi gjatë protestës kushtet e serbëve për heqjen e barrikadave në Veri. “Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim, vetëm pse jemi serbë”, u shpreh Rakiç.

Para protestës, Vuçiç iu bëri thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë. Do të jem gjithmonë i përgjegjshëm për t’iu bërë thirrje që të ruajnë paqen, sepse paqja është në interesin më të mirë të serbëve dhe të Serbisë, si dhe të popullit tonë në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiç në një video të publikuar në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kundër kërcënimeve të Kurtit”

Serbët nisin protestën në veri të Kosovës