MENU
klinika

Emad Salehi hyn në Rekordet Botërore Guinness

Me “Ball Story”, frymëzuar nga Kupa e Botës

08.12.2022 - 17:09

Artisti Emad Salehi sapo ka thyer rekordin botëror për pikturën më të madhe. Vepra e tij “Ball Story” është saktësisht 9652 metra katrorë. Pjesa e madhe u vendos në një fushë futbolli në Doha, Katar, këtë të mërkurë, më 7 dhjetor.

Ai është frymëzuar nga Botërori i futbollit. Vepra artistike përshkruan pikat kryesore të Kupës së Botës që nga viti 1930, kur u mbajt për herë të parë. Aty mund të shihen edhe lojtarë të famshëm.

3000 litra bojë dhe 5 muaj punë për kanavacën

“Jam shumë i lumtur që shoh të gjithë punën. Ndjej sikur më është besuar diçka, nuk është thjesht një kanavacë që kam pikturuar. Ndjej se është diçka që ia kam borxh botës dhe ia kam kthyer, është një ndjenjë e mrekullueshme”, thotë Emad Salehi.

“Ball Story” kërkonte 3000 litra bojë dhe më shumë se 150 furça. Ajo e kalon shumë pikturën e Sacha Jafrit, e cila më parë ishte vepra më e madhe në botë me 1595 metra katrorë, është gati 6 herë më pak se telajo e Emad Salehit.

Artisti 42-vjeçar shpenzoi 18 orë në ditë në këtë projekt për 5 muaj. Ai po pikturonte pjesë të cilat më vonë i qepi së bashku për të formuar kanavacën e madhe.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale