MENU
klinika

“Ata e nisën të parët”

Me një gotë shampanjë në dorë, Putin pranon që ka lënë miliona ukrainas pa energji

09.12.2022 - 12:28

Putin zhvilloi një pritje madhështore në Kremlin për disa ushtarë, të cilët u vlerësuan si “heronjtë e Rusisë” për luftën e tyre në Ukrainë.

Teksa ishte me një gotë shampanjë në dorë, Putin foli për luftën në Ukrainë dhe sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. Ai u justifikua duke thënë se ishin ukrainasit që e nisën të parët duke hedhur në erë urën në Krime.

“Ka shumë zhurmë për sulmet tona në infrastrukturën energjetike. Po, po i bëjmë. Por kush e filloi? Kush e goditi urën në Krime”, tha lideri rus, teksa buzëqeshte e mbante një gotë shampanjë në dorë.

Rusia ka bombarduar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke lënë me miliona qytetarë të përballen me dimrin e ashpër që tashmë ka mbërritur, pa energji, pa ujë dhe pa ngrohje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe dimri në Ukrainë kthehet në armë lufte

Gjendja e vështirë të jetës mes bombardimeve dhe acarit