MENU
klinika

“Ekzekutimi ishte i planifikuar”

Mediat greke zbardhin detaje për vrasjen e dy shqiptarëve

19.12.2022 - 08:40

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve 41 dhe 44 vjeç në Athinë. Identiteti i tyre ende nuk është zbuluar, por raportohet se njëri prej tyre ka qenë bodyguard klubesh nate.

Shqiptari shtatlartë është një person i njohur në zone pasi është banor në Nea Smyrni, ndërsa dyshohet se ekzekutimi ishte planifikuar prej kohësh.

Kohët e fundit, njëri nga viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makina me kubike të madh.

Si ndodhi vrasja?
Ishte ora 21:30 minuta kur në një lokal, në një nga zonat më të preferuara të Athinës një person i armatosur dhe i maskuar hapi zjarr ndaj dy shqiptarëve.

Autori, ende i paidentifikuar u afrua në tavolinën ku ndodheshin dy shqiptarët duke i qëlluar ata me 7 plumba. Si pasojë mbeti e plagosur edhe një vajzë, e cila ndodhej në lokal. Ajo është transportuar në spital.

Menjëherë pas krimit, autori është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Paraprakisht dyshohet se shkak i kësaj vrasje të dyfishtë është larja e hesapeve.

Dëshmitarët
Një dëshmitar okular përshkruan ngjarjen duke thënë se ka shkaktuar shumë panik.

“Ishim duke ngrënë dhe dëgjuan të shtëna. U futëm në panik. Pas pak minutash mbërriti policia dhe më pas një ambulancë. Burri që morën në ambulancë ishte gjallë. Por brenda dyqanit ishte ende një burrë i mbuluar me çarçaf”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN