MENU
klinika

Rrëfejnë njohjen e tyre aspak të “jashtëzakonshme”

Meghan e ka magjepsur Harry-n me filtër snap-i!

09.12.2022 - 11:52

Dje (8 dhjetor) është publikuar episodi i parë i dokumentarit të Princ Harry-t dhe Meghan Markle në Netflix. Siç dihet tashmë, përmes serive Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë dhe jo vetëm edhe shumë “bomba” nga marrëdhënia e tyre me familjen mbretërore.

Mirëpo le të mbetemi tek historia e tyre.

Gjatë episodit të parë çifti kanë rrëfyer ditët e para, ku zbuluan se janë njohur në Instagram. Besojeni ose jo, Harry-t i kishte bërë përshtypje një vajzë, Meghan në një foto me efektin e qenit në Snapchat.

“Megan dhe unë u njohëm përmes Instagram-it. Një miku im i përbashkët kishte këtë video me filtrin e qenit”, tha Harry, ndërsa Markle shtoi: “Oh zot, kjo është ajo që Zoti ka bërë për mua.”

“Është qesharake”, vazhdoi Megan. Dhe më pas miku im më dërgoi email duke thënë: “E di që je beqare dhe një shoku im më pyeti për ty dhe ndoshta do të doje ta takoje. Dhe unë thashë “me të vërtetë kush është” dhe ai tha “Është Princi Haz”. Dhe unë thashë: “Kush është ky?”

Dyshja rrëfyen edhe mbi takimin e tyre të parë, ku Princ Harry ishte vonuar 30 minuta, pasi kishte ngelur në trafik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Meghan Markle plas “bombën” e rradhës

“E mërzitëm familjen mbretërore vetëm duke ekzistuar”

Histori që po përsëritet

“Meghan po përndiqet si Lady Diana”