MENU
klinika

"Nuk besoj fare"

Megi Pojani nuk ‘kursehet’ për lidhjen Elhaida-Ledian

31.12.2022 - 15:56

Megi Pojani di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo reagoi ashpër pas konfirmimit të lidhjes së Elhaidës dhe Ledianit.

Por sonte para finales së “Dancing With The Stars”, Megi ka sqaruar gjithcka.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë xhelozi për dyshen por theksoi se nuk ka patur besim tek lidhja e tyre.

“Po bëj një parantezë përpara se të mendojnë se unë jam xheloze për Ledin. Unë me Elhaidën kam pasur komunikim shumë të pakët gjatë kohës që kemi qenë në “Dancing ëith The Stars”. Elhaida ka paur një përulësi që unë të paktën nuk e kam aplikuar. Ka njerëz që e pëlqejnë dhe e duan. Në sytë e mi që ka qenë kokulur ka preferuar të heshtë dhe t’i pranojë me një buzëqeshje, që unë nuk e kam në karakterin tim. Për këtë arsye unë jam habitur, pavarësisht se kisha dëgjuar gjërat por si besoja”, tha ndër të tjera Megi Pojani.

Ndërkohë, Elhaida reagoi sërish sonte.

“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë. Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete”, ka thënë Elhaida.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti më i ri i showbizit shqiptar

Elhaida Dani konfirmon romancën me balerinin!

Vjen “reagimi” i shumëpritur i ish të fejuarës së balerinit

Elhaida dhe Lediani, konfirmuan lidhjen me një puthje në skenë