Chelsea e konfirmoi zyrtarisht se Broja e ka mbyllur sezonin para kohe. Sulmuesi pësoi këputje të ligamentit dhe do t’i nënshtrohet operimit. Nëse gjithçka shkon për mrekulli, Broja do të kthehet në maj në fushën e blertë. Ka ardhur edhe reagimi i lojtarit që premton se do të kthehet më i mirë.
“I shkatërruar që 2022-n ta mbyll në këtë mënyrë. Ka qenë e vështirë të përpunosh gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur të kthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë.
Secili ka udhëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetjeje. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjithë. Do të kthehem së shpejti”, shkruan Broja.
View this post on Instagram
Mungesa e Brojës do të jetë një problem më vete për Shqipërinë dhe trajnerin e saj të ri për ndeshjet eliminatore të marsit. Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Polonisë në mars dhe më pas në qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.