Sfida Holandë-Argjentinë padyshim ishte një ndër më të bukurat e këtij Botërori. Teksa dukej që ndeshja do të mbyllej me fitoren e ekipit të Scalonit, “tulipanët” barazuan duke dërguar sfidën në shtesë.
Por edhe shtesat nuk arritën të zgjidhnin fituesin, teksa u kalua tek penalltitë. Më pas ishte kombëtarja “abiçeleste” e cila triumfoi në stadiumin “Lusail”.
Pas ndeshjes kapiteni Lionel Messi duket se e kishte humbur fare toruan. Përveç incidentit në fushën e blertë, ai i ka bërtitur një tjetër personi gjatë një prononcimi për mediat.
“QUE MIRAS BOBO”:
Por una consulta de Lionel Messi pic.twitter.com/LHBGMtfgoP— ¿Por qué es tendencia? (@porquetendencia) December 9, 2022
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, 35-vjeçari i kishte ‘ngulur’ një shikim kërcënues për disa sekonda përpara se t’i bërtiste me fjalë fyese Ëeighorst, lojtari i Holandës që shënoi dhe dy golat për skuadrën e tij.
“Çfarë po shikon, budalla? Shiko punën tënde, budalla. Largohu”, u shpreh Mesi Intervistuesi mbeti pa fjalë për disa sekonda dhe u përpoq të qetësonte Messin.