Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të protestës së zhvilluar sot në mesditë në të njëjtën kohë me samitin e BE-Ballkani Perëndimor.
Meta shkruan edhe për incidentin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të cilën tha se asnjë provokim nuk e ndal dot manifestimin e shqiptarëve të vërtetë.
Postimi i Ilir Metës:
As shtetrrethimi, as provokimet dhe asnjë lloj pengese nuk e ndali dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë europianë të angazhuar në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.
Shqiptarët i treguan qartë Europës se i përkasin vetëm asaj dhe nuk pajtohen me një regjim mafioz dhe hajdut që u vret shpresat dhe të ardhmen!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
LIRI, DEMOKRACI!