MENU
klinika

Protesta e 6 dhjetorit në ditën e samitit

Meta: Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

05.12.2022 - 15:04

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e ditës së martë, 6 dhjetor, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një postim në rrjetet sociale, Meta fton qytetarët t’i bashkohen protestës “në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë”.

Në postimin e tij, Meta ka uruar dhe PD-në për zhvillimin e primareve dhe e quan “një hap i madh përpara”.

POSTIMI I PLOTE
Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve.
Një hap i madh përpara!

Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berisha: Samiti i BE mbështetje për PD!

Një ditë para protestës, PD ndryshon sloganin

"Samiti më mirë të mbahet mes qytetarëve"

Shefi i Organizimit në PD zbulon skenarin e protestës së nesërme