MENU
klinika

"Ata vijnë nga një vend i sigurt”

Ministri britanik: Shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe

04.12.2022 - 14:40

Shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, pasi ata vijnë nga një vend “demostrueshëm i sigurt”.

Kështu është shprehur Ministri i Emigracionit, Robert Jenrick. Jenrick ka deklaruar se individë të tillë duhet të “përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil” pasi ai paralajmëroi se nivelet aktuale të migrimit në MB ishin “të paqëndrueshme”.

Komentet e tij erdhën pasi Ministria e Brendshme nuk pranoi të komentojë një raport në “The Sunday Times” se ministrat po punojnë për legjislacionin që mund të ndalojë azilkërkuesit që hyjnë në rrugë të paligjshme të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman u raportua se po i kërkonte kryeministrit, Rishi Sunak të mbështeste planet për të ndaluar çdo migrant të paligjshëm që mbërrin në Britaninë e Madhe. Qeveria është nën presion të madh nga deputetët konservatorë për t’u marrë me çështjen e trafikantëve të njerëzve që përdorin gomone për të transportuar emigrantët përtej Kanalit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nxjerrin emrat e 2 vëllezërve shkodranë si ‘kriminelë’

“Daily Mail” i kthehet historisë së një të mituri shqiptar!

Deputeti britanik: Do humbasim zgjedhjet nëse nuk i kthejmë

“Po harxhojmë 6.8 milionë paund në ditë për hotele, për shqiptarët”