MENU
klinika

“Rama dhe Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë”

Ministri Peleshi pyetet për skandalin e publikuar në mediat malazeze

19.12.2022 - 14:11

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion lidhur me lajmin e publikuar nga mediat malazeze pak ditë më parë, të cilat publikuan një skandal, në të cilin thuhet se Shqipëria dhe Mali i Zi thyen embargon ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.

PERGJIGJA E MINISTRIT NIKO PELESHI:
Nuk e kam këtë informacion nga mediat malazeze, nuk jam njohur me këtë lajm.

Nuk e di sa qendron, së pari sa e vërtetë është që një media serioze, se mund të ketë lloj lloj portalesh që shkruajnë e unë nuk jam këtu për t’i dhënë përgjigje cdo lloj portali por nuk e kam këtë informacion.

Media malazeze publikon skandalin: Përmes Portit të Durrësit i lejuan Serbisë të tregtojë

Media malazeze “Pobjeda”, ka publikuar dje një artikull në të cilin thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi thyen embargon ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit. Sipas këtij artikulli, mijëra kamionë u ngarkuan me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit, kaluan në Malin e Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe nga territori malazez u futën në Serbi pranë Dobrakovit, ndërsa në kthim, kamionët janë ngarkuar me drithë dhe kanë kryer të njëjtin itinerar.

Gazetarët malazezë raportojnë se për transportin e drithërave dhe të plehut kimik në Shqipëri u përfshi një kompani e madhe e lidhur me autoritetet e Tiranës, të cilët kanë mbyllur një sy për tregtinë mes Vuçiçit dhe Putinit, në shkelje të sanksioneve që SHBA dhe Bashkimi Europian kanë vendosur ndaj Rusisë.

Për këtë sillet edhe një foto e një fature që dëshmon për futjen e mallit në Portin e Durrësit me origjinë nga Rusia dhe me destinacion Serbinë.

Ajo që bie në sy në shkrim është edhe pjesa kur thuhet se thyerja e sanksioneve është zbuluar nga agjencitë e huaja perëndimore dhe tashmë prej 10 ditësh nuk ka më asnjë anije ruse në Portin e Durrësit.

Gazeta pranon se nuk ka arritur të saktësojë se sa ton pleh janë transportuar nga Rusia, por janë kategorike se shkelja e sanksioneve ka zgjatur për disa muaj.

Sipas këtyre informacioneve, që nga prilli, kur Mali i Zi vendosi sanksionet, deri më tani rreth 4.500 kamionë kanë ndjekur rrugën e përcaktuar, ndërsa vetëm nga 1 dhjetori e deri para disa ditësh në transit janë regjistruar mbi 100 kamionë

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin