MENU
klinika

Do të vizitojë zonat minoritare

Mitsotakis vjen në Shqipëri më 22 dhjetor

19.12.2022 - 20:50

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vijë për një vizitë zyrtare në vendin tonë më 22 dhjetor, ku pritet që të zhvillojë disa takime në zonat ku jeton minoriteti grek.

Lajmi është konfirmuar nga Kathimerini, e cila në një artikull u flet për minoritetin grek në Shqipëri dhe ushtarët grek të vrarë në kufirin mes dy vendeve gjatë ludtës së dytë botërore, thekson se vizita e kryeministrit grek është planifikuar për më 22 dhjetor.

Mitostakis ishte planifikuar që të udhëtonte drejt Himarës, Dervicanit dhe Dropullit pas pjesamrrjes në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë. Mirëpo kjo vizitë u anullua papritur ku vetë kreu i shtetit grek tha se ishte informuar nga piloti i helikopterit se kushtet atmosferike nuk ishin të mira për të udhëtuar, por premtoi se do të vizitonte zonatbrenda dhjetorit.

Si për të siguruar që nga ana e autoriteteve shqiptare nuk pati asnjë pengese, vetë kryeminsitri Edi Rama së bashku me homologun grek publikuan një videomesazh për minoritarët ku theksuan dhe njëherë arsyen e shtyrjes së vizitës dhe premtimin se do të zhvillohet para vitit të ri.

Ftesën fillestare Mitsotakis e ka marrë nga kryeministri Rama gjatë një vizite të këtij të fundit në Finiq të Sarandës. Ndërkohë ditën e djeshme u komunikua se vizita u anullua pasi sipas pilotit që shoqëronte Mitsotakis, koha nuk ishte e përshtatshme për të flutuar në këto zona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN