MENU
klinika

Mediat greke: Shkak, moti i keq

Mitsotakis në Tiranë, anulohet vizita në zonat minoritare

06.12.2022 - 11:30

Vizita e planifikuar e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadh dhe Derviçan është anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Kreu i qeverisë greke, i cili do të jetë sot në Shqipëri për dy ditë të ngarkuara, ishte planifikuar të ishte në  Epirin e Veriut, konkretisht në Himarë, Livadh dhe Derviçan. Mediat greke bëjnë me dije se, udhëtimi nga Tirana do të bëhej me helikopter Chinook por është anuluar për shkak të motit.

Kyriakos Mitsotakis do të ketë mundësinë të flasë me homologun e tij shqiptar këtë mbrëmje në Tiranë, ndonëse shumica e takimeve janë zhvilluar ose në Athinë ose në forume evropiane. Mitsotakis është kryeministri i parë grek pas disa vitesh që viziton Shqipërinë. Personi i fundit që kishte qenë në Tiranë ishte Kostas Karamanlis në vitin 2009, i cili mbante një marrëdhënie të ngushtë me homologun e tij të atëhershëm Sali Berisha. Veçanërisht, z. Karamanlis ishte në tre ditët e 28 tetorit në fshatrat e minoritetit grek dhe u takua me mikun e tij të vjetër në fshatin Teriahates.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN