MENU
klinika

Tërhiqet uji në Lezhë

Moti i keq/ 220 ha tokë të përmbytura në gjithë qarkun

13.12.2022 - 14:20

Nga 430 hektarë tokë bujqësore është nën ujë, sot janë në total 220 ha tokë të përmbytura në të gjithë qarkun e Lezhës. Kuota lumenjeve Gjadër e Mat janë normale

“Lumi Drin është në kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha të përmbytura.

Total Qarku ka 220 ha tokë të përmbytura. Kuota lumenjeve Gjadër e Mat, normale. Strukturat e MC të bashkisë Mirditë dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme”, njoftojnë emergjencat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja lumenjtë e dalë nga shtrati e akset e bllokuara

Si paraqitet situata në vend për shkak të kushteve të motit!