MENU
klinika

620 ha tokë nën ujë

Moti i keq në Lezhë/ Çahet argjinatura e Tales

15.12.2022 - 11:24

Rreth 620 hektarë tokë është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut në Lezhë. Emergjencat Civile bëjnë me dije se është çarë argjinatura e Tales, ndërsa në Lagunën e Patokut ka prezencë të ujit në disa biznese. Gjithashtu njoftohet se ka kuota të larta te lumi Mat, ndërsa në disa zona raportohet se ka mungesë të energjisë elektrike.

NJOFTIMI i PLOTË: 

Në qarkun Lezhë kane rënë rreth 65 mm reshje ,kuota lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike, ka siperfaqe te permbytura ne zonen Zadrime rreth 120 ha .Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m ka rreth 350 ha te permbytura. .Hidrovori  Tale punon ne kuoten -1.1 m ka rreth 50 ha te permbytura ne keneten Tresh-Spiten.

Hidrovori  Droje – 0.20 m, Hidrovori Shllinza – 0,70 m. . Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përmbytura Paraqiten probleme ne Alk, Nj/A/F.Kuqe, si pasoje e rritjes se prurjeve ne Lumin Mat. Strukturat MC së bashkisë Kurbin po ndjekin situaten ne terren.

Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet njoftoheNi që në ora 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s. Nga ana e Kryetares së bashkisë Kurbin raportohet shqetësim hapja e portave  te shkarkimit kemi problem në prezencë ujë në bizneset e që janë në Lagunën ë Patokut.

Ka kuota te larta lumi Mat, pas njoftim per leshim uji nga hidrocentralet. Si Qark me raportimet aktuale kemi rreth 620 ha tokë të përmbytur. Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë, raportohet vetëm mungesë energjie elektrike në disa zona.

Lezha është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, pasi niveli i ujit nëpër lumenj rritet duke bërë kështu daljen nga shtrati dhe duke përmbytur tokat, rrugët dhe banesat përreth. Sakaq, për ditën e sotme parashikohet që në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të kemi herë pas here zhvillim të përkohshëm të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.