MENU
klinika

Ulet niveli i ujit në Vlorë

Moti i keq, në Lezhë rreth 410 ha tokë të përmbytura

12.12.2022 - 10:37

Duhet se situata nga përmbytjet është më e qetë sot krahasuar se një ditë më parë.

Nga njoftimet bëhet me dije se në Lezhë rezultojnë rreth 410 ha tokë nën ujë, kurse në oborret e banesave ujë është tërhequr.

Ndërsa në Vlorë niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë nën nivelin e tij kritik ku rrezikonte ditën e djeshme niveli i Vjosës arriti thuajse në 7 metra duke rrezikuar përmbytjet.

Në Lezhë

Në qarkun e Lezhës rezultojnë rreth 410 ha tokë nën ujë, kurse në oborret e banesave ujë është tërhequr

Në territorin e qarkut Lezhë ka patur mesatarisht rreth 30 mm reshje.

Rrugët “e arta” rrezikojnë jetë, bllokohet “Rruga e Abrit”, rrëshqitje gurësh në “Rrugën e Kombit”

Kuotat e lumenjëve: Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjet Mat dhe Gjader nuk kanë kuota te larta për tu shqetësuar.

Në Vlorë

Reshjet e shiut të cilat ulën intensitetin e tyre në jug prej pasdites së djeshme kanë bërë që prurjet në lumin Vjosë nga Greqia-Gjirokastra-Tepelena të fillojnë të ulen ndjeshëm.

Sot niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë nën nivelin e tij kritik ku rrezikonte ditën e djeshme niveli i Vjosës arriti thuajse në 7 metra duke rrezikuar përmbytjet.

Ditën e sotme niveli i Vjosës ka rënë nën 6 metra duke sjell një përmirësim të situatës e cila po mbahet ende nën monitorim pasi mund të ketë të papritura.

Niveli kritik i Vjosës që shkakton përmbytje është mbi 7.5 metra mbi nivelin e saj të përditshëm.