MENU
klinika

"E papranueshme, autorët të mbahen përgjegjës"

NATO reagon për sulmin e serbëve ndaj Eulex-it në Kosovë

11.12.2022 - 17:36

NATO ka dënuar sulmin ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, nga grupe të armatosura serbësh.

Zëdhënësja e NATO, Oana Lungescu thotë se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ajo shprehet se misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në vend.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Misioni i KFOR mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, shkroi NATO në Twitter.