MENU
klinika

Nga Ing. Xhevair Ngjeqari

Në pellgaçen e Porto Romanos, nuk ndërtohet porti i mallrave dhe baza ushtarake

14.12.2022 - 18:18

Të ndërtosh basenin ujor të portit duke gërmuar në tokë është Çmënduri, Padituri, Krim. Atë që nuk bënë në Karpen kërkojnë ta bëjnë në pellgaçen e Porto Romanos.

Më 2021 Rama prezantoi të ardhmen e Porto Romanos, duke e krahësuar me pamjet e Grand Port of Al Faw”, i cili ndërtohet duke gërmuar kënetën në deltën e Eufratit,. Të përbashkët kanë megallomanitë e Sadam Huseinëve të Irakut. Ata mashtrojnë popullin se po ndërtojnë portin më të madh të botës.

MBI PASURITË KOMBËTARE SHQIPTARE
1. Shqipëria ka dy pasuri kombëtare, të vyera në Mesdhe,Adriatik,Europë,Ballkan.Në Mesdhe dhe Adriatik nuk ka rërë. Ajo është e Shënjtë në brigjet detare.Vëndi jonë zotëron mbi 200 km bregdet ranor,shfrytëzon jo më shumë se 15-20% reth ±30km të bregut. Për arsye të mungesës të autostradës bregdetare. Edhe bregdeti kodrinor i Jonit është nga më balnearët në brigjet shkëmbore të Mesdheut.

2. Pasuria e dytë është vlera ekonomike dhe gjeo-strategjike e pozicionit gjeografik. Që nënkupton se bregdeti Vlorë, Durrës-Shëngjin është i gjithi nji port natyral, ndërsa trualli, është i gjithi nji korridor i shkurtër tranziti, për të furnizuar ballkanin, me mallra që vijnë nga Italia Jug-Qëndrore dhe Europa Jugore, Afrika Perëndimore, nga Oqeani Atllantik dhe sidomos nga USA etj.

3. Më dt 10/06/1922, i dërguari i parë amerikan, Maksuell Bllejk, kur pa gjirin e Vlorës e quajti: Vlora është Gjibraltari i Adriatikut. Që nënkupton se ashtu si Ng.e Gjibraltarit furnizon,nga Atllantiku V=61-66% të avullimit vjetor të Mesdheut,edhe bregdeti e trualli shqiptar,duhet të furnizojnë me mallra mbi 60% të nevojave ballkanike. Por nuk kalojnë sepse mungojnë porteve të mallrave. Të gjitha shtetet e Adriatikut përpunojnë V=3,5-8 ton mall/për Banor, ndërsa shqipëria max 1,5 ton mall për frymë.

4. Themeli Korridorit *8* janë portet e mallrave në bregdetin shqiptar . Kalimi mallrave nga portet dhe trualli jonë shkurton 400-1200 km rrugë detare dhe tokësore, në krahësim me qarkullimin nga porti Selanikut apo nga Deti Zi. Interesat e gjeopolitikës ose pozicionit gjeografik e futën shqipërinë në NATO, si kollovar i preferuar, çliruan Kosovën dhe po ndërtojnë bazën ushtarake më të madhe mbas Vietnamit,(Bondsteel) jashtë amerikës,në rafshnaltën e Ferizajt. Ajo kontrollon Korridorin*10* ose mardhënien Euro-Mesdhetare të Ballkanit.

5. Janë interesat gjeo-ekonomike, që grekët dhe italianët nuk lejojnë ndërtimin e portive mallrave, është ëndra e vjetër Sërbe që me dogmat e Ballkanit Hapur, kërkojnë të zbresin si Aksioner në bregdetin shqiptar.Ndërsa helenët me botimin e“Corridoio*8*” ndërtuan 324km autostradën Igumenicë-Selanik, me 40 km Tynele, duke e pagëzuar edhe me emrin Egnatia. Sepse të udhëtosh në Egnatian historike shqiptare ose mesoren e luginës Shkumbinit dhe të ngjitesh në Qaf Thanë, për të dalë në ballkan është torturë për mjetet dhe drejtuesit.

6. Për strategjinë e tranzitit, kryqëzimin e koridoreve, vlerën gjeografike, është shprehur në dekada, analisti Shpëtim Nazarko. Ndërsa shkrimi fundit duhet të shërbejë si leksion për ekonominë vendore dhe ballkanike.

7. Ndërtimet e porteve të mallrave dhe koridorit bregdetar janë vepra rajonale. Ato duhet të miratohen në unitet, si reforma në drejtësi. Për nji shtet,me strategji ekonomike ato janë emergjencë vendore dhe ballkanike. Sidomos porti mallrave, që duhet të okupojë vendin e dytë në të ardhurat e vendit. Portet ndërtohen me perspektivë zgjerimi 100-500 vjeçare,bazuar në disa kërkesa të detyruara hidromaritime. Porti kërkon nji bregdet të thellë, në front të lirë me detin, në nji vënd improduktiv për shtrirje perspektive 20-40 km2, nga të cilat reth 50 % mund të merren nga deti, të ketë lëndën e parë ndërtimore pranë. Për objektet e infrastrukturës kur lënda e parë gjendet mbi 30 km larg, ndërtimi ka kosto shumë të lartë.

8. Kur mungon boshti ekonomik, e ardhmja mbetet pre e interesave të jashtme dhe brëndshme, të cilat në vitet 2022, tentojnë me të gjitha mënyrat, që të zëvëndësojnë Koridorin Bregdetar me Koridorin Tokësor me emrin fallco,Blu dhe të ndërtojnë në Pellgaçen e Porto Romanos portin e mallrave, gjoja për gjithë rajonin. Natyrisht edhe nji rrugë midis dy stallave apo nji molo ankorimi, ka interes. Por të shpërdorosh paratë e popullit për rrugë të brëndshme, se do të çosh turistat e ballkanit në greqi apo të ndërtosh port mallrash me dhunë, atje ku nuk ndërtohet ,apo të hapësh tynelin e Llogorasë, pa qënë nevoja, këto vetëm varfërojnë vendin.

9. MBI PORTIN I RI TË MALLRAVE NË PORTO ROMANO.
Më dt. 21/5/2022 në zyrën e kryeministrit u prezantuan tre planimetri për ndërtimin e portit ri të mallrave në Porto Romano. I cili për edukatë apo padituri u shpreh se po pret me padurim projektin. Porti Durrësit është amortizuar dhe xhvendosja e mallrave në nji port të ri është e drejtë. Kjo përshkruhet dhe në botimin MesdheuAdriatiku, Projektimi Porteve Tregtare, Turistike, Peshkimit, dhe realizimi në Bregdetin Shqiptar, 2016, ku theksohet ndërtimi i portit turistave dhe pasagjerëve deri 10 milion në vit, në kalatën perëndimore, dhe çvendosja e aktivitetit mallrave. Përshkrimi i projektit nga Smit i Comp.Royal Haskoning DHV, dhe mbi vlerësimet e kryeministrit, nga ana teknike, funksionale dhe ekonomike, ishin të pavërteta.

10. Hollandezët kishin hartuar tre planimetri portuale elementare, të shoqëruara me moviolat lëvizjes konteinerëve. Të cilat nuk kanë lidhje fare me variantet e planeve mbi tavolinë. Aq sa kuptohet kanë punuar pa detyrë projektimi apo projekt propozim nga shteti shqiptar. Ose mund të kenë marë porosi gojore,ose nuk e kanë respektuar fare kërkesat vendore. Min. e trasportit duhet të bëjë publike detyrën e projektimit, datën dhe relacionet e këshillave teknike, që kanë miratuar projektin hollandez.

11. Minimalja duhej të kërkohej projekti i nji porti mallrash në bregdetin Vlorë-Durrës-Shëngjin, natyra dhe vëllimi, sipas fazave e nevojave ballkanike,aerea portuale e ndarë në basenin ujor dhe tokësor, gërmimi apo mbushja e basenit, batimetria, thellësitë, prerjet në poz e akostimit, lënda e parë ndërtimore, kostua e strukturave kryesore,koreografia e lëvizjes erave etj.Përfaqsuesi projektit theksoi vetëm 3 tregues të përgjithshëm, porti do të shtrihet në 400 ha, do përpunojmë deri në 2 milion konteiner, do përpunojmë 50 milion ton mall dhe foli gjatë për Portin e Thatë ose nji stacion treni apo mallrash në Prishtinë. I cili do të shërbente si doganë dhe distributor për gjithë rajonin.

CILAT JANË MANDËSITË E SKICAVE PORTUALE
12. E para projekte të tilla duhet të kalojnë të paktën tre këshilla teknike,para se të prezantohet te premieri. Nr.2.Dizenjot në tavolinë dhe ato që foli Smiti,nuk janë projekte ide ,por skica elementare, të përgjithëshme, të pa lidhura nga ana hidroportuale me basenin detar.Nr.3.bregdeti Porto Romanos është i cekët,thellësia h=-10m arrihet 1km nga bregu,h=-14-15m,1,5km dhe h=-20m,2km nga bregu.Që nënkupton nji bregdet që mbushet. Baseni ujor iportit , do të gërmohet min. 1km në brëndësi, duke krijuar nji kënetë të re . E cila kërkon punime thellimi të vazhdushme. Nr.4.Gjiri Porto Romanos ka nji vijë bregdetare max.2,4km,nga të cilat 1,2km e janë zënë me ndërtimet portuale të dy kompanive të karburanteve. Porti i Hollandezëve ka max. 1-1,2 km vijë bregdetare të lirë për të komunikuar me detin. Në këto kushte baseni ujor gërmohet 70 % në tokë,reth 30 % në thellësinë h=0-15 m.Nuk ka asnji tregues për basenin portual. Por të ndërtosh nji basen portual duke gërmuar në brëndësinë tokësore është anti ekonomike,anti funksionale,anti mjedisore. Që nuk meriton të diskutohet për ndërtim portual . Nr.5.Të detyruar nga bregdeti kufizuar për hyrjen e anijeve dhe formimine bankinave(nuk bëhet fjalë për terminale) të tre skicat përveçse kanë shtrirë basenin ujor në Planimetritë e prezantuara më 21/5/2022 në Tiranë dhe më 20/6/2022 në Prishtinë,për portin e ri të mallrave në Porto Roman, do të thellojnë bregun natyral h=0-15m. Pa theksuar që gjithë jetën thellimi portit është i detyruar dhe i vazhdushëm.

13. Nr.6.Për të maskuar funksionin dhe koston e projektit,folën gjatë për shpikjen e nji Porti të Thatë dhe nji hekurudhë mallrash për në Prishtinë.Porti Thatë është nji stacion apo shesh mallrash. Me destinacion çdoganim dhe distribucion. Nuk arrij të kuptoj përse nji mall që do të shkojë në Beograd apo Shkup, duhet të Shkarkohet, Ngarkohet e Çdoganohet apo Qëndrojë në Sheshin e Thatë të Prishtinës. Portet kanë karakter ndërkombëtar. Nr.7.Hekurudhat për trasport mallrash kanë falimentuar në shqipëri. Por edhe në Europë. Ato janë rentabël për distanca min. 650-800km dhe me nisje min.1000 ton në ditë. Nji mall apo konteiner që do të shkojë nga Porto Romano në Prishtinë ( ),Shkup( ), qoftë edhe Sofie ( ),me hekurudhë nevoiten 2-3 ditë,ndërsa me trailer për T=6-8 orë, malli shkon në destinacion. Analizat e trasp. hekurudhor i ka bërë Kom. Europian në vitet 1978-2000 dhe botimin e Librit Bardhë . Në 2010 në Europe çdo vit hiqeshin 600 km hekurudhë dhe shtoheshin 1200 km rrugë. Ringritja e hekurudhave europiane nuk bazohet mbi koncepte e porteve të thata që ka shpikur hollandezi Smith. Ndërsa hekurudha jonë Tiranë Durrës, në gjurmën ex. është e falimentuar.

KONKLUZIONE
14. Dekumenti i projektit me të dhëna fiktive është nji skicë ide ordinere .Vetëm nga gjatësia e bregut lirë me detin 1,2 km, dhe formimi basenit ujor me gërmim, nuk bëhet fjalë për port mallrash. Është fatkeqsi kombëtare që drejtuesi i shtetit, shkon në Prishtinë dhe Gjakovë, për ti bindur për ndërtimin e portit më të madh të mesdheut,rajonit apo hekurudhën dhe sheshin e portit thatë. Ideja për të ndërtuar nji portn me basen ujor në tokë është nji ndërtimi i falimentuar. Nuk ka asnji privat apo kompani të investojë. Ndërtimi portit mund të bëhet vetëm me ligjin antiekonimik të PPP. si në rastin e aeroportit Vlorës.Ndërsa për ndërtimin e porteve , financimet gjenden meniherë , pa asnji kusht konçesionar apo PPP, por jo në Porto Romano apo Karpen etj.

15. Skicat e hollandezëve nuk janë serioze, janë dizenjo në plan, që i hartojnë studentët që mësojnë autokadin apo ilustratorin.Këtu vetëm për port mallrash nuk ndërtohet.Të gjitha këto bëhen për të përfituar nga buxheti popullit. Ashtu si vepruan me portin në gërmim të Karpenit. Në nji shtet tjetër nuk do ti pranonin të bisedohej.Kur panë që projekti u miratua nga i pari, hollandezit Smit nuk pushoj së foluri terma jo teknike, jo portuale, jo hidromaritime. Ndërsa skena ku kryeministri priste me padurim projektin ,e porositur,ishte injorim mbarë kombëtar. Ndërsa hipokrizia e hollandezëve ishte maximale.

16. Më dt. 21/09/2021.Rama prezantoi të ardhmen e Porto Romanos, duke nxjerrë pamjet e Grand Port of Al Faw” S=54 km2, të Irakut.I cili ka L=±37 km bregdet vetëm kënetor në deltën e lumit Tigrit dhe Eufratit, në nji pozicion shumë strategjik në fundin verior të detit Gjirit Persik . Që krahësohet me Triesten. Projekti i portit më të cekët në botë, është konceptuar dhe projektuar që në vitet 1970.,,është i gjithi në gërmim, është zgjidhje e gabuar dhe jo rentabël, tashmë ka filluar të zbatohet, ajo është zgjidhja e vetme e prezantuar,dhe ata janë të detyruar ta ndërtojnë .Ai nuk ka asnji lidhje me Porto Romanon, megjithse është min 13 herë më i madh. Të përbashkët kanë të pa vërtetat dhe megallomanitë e Sadam Husseinëve aktualë . Ata nuk kanë asnji port ,por mburren e mashtrojnë se po ndërtojnë portin më të madh të botës,ndërsa ne portin në gërmim dhe të thatë më të madhin Mesdheut apo Rajonit.

KU MUND TË NDËRTOHEN PORTET E MALLRAVE .
17. Porte ndërtohen kudo ku ka uji ,por në vëndin tonë ka dy brigje natyrale për ndërtime të porteve të mallrave më të mëdhenj dhe më të thellë të Mesdheut.Ata gjenden në bregdetin e ligatinës apo kënetës apo liqenit e Orikumit dhe në bregdetin shkëmbor,7-8 km të Rërës Hedhur,Shëngjin. Në të dy brigjet thellësia është N=4-5 herë më e thellë se Porto Romano. Mund të lundrojnë (pa gërmime të basenit ujor) anije me kapacitet DWT 500 mijë Ton..Lënda e parë ndërtimore gjendet në vënd. Me koston e Porto Romanos , në Orikum ndërtohet nji port 3 herë më i madh,ndërsa në Rërën e Hedhur 4 herë . Në krahësim me dy brigjet, gjiri Porto Romanos formon nji pellgaçe portuale. Bregdeti që ka mbetur i lirë në Porto Romano duhet të mbesi në dispozicion të karburanteve, ndërsa nji autostradë në bregun përëndimor dhe tyneli nën malin e Durrësit , do të vitalizonte turizmin në ujrat e ngrohta të Kallmit, ku janë fundosur 2/3 e malit Durrësit .

18. Bishti Pallës formon resortin natyral më rallë i Mesdheut , nuk është as për port tregtar as për gazerma e baza ushtarake. Bazat Militare kërkojnë Gjire dhe Rade të mëdha,të mbyllura,kontrolluara. Më i përshtatshëm është gjiri Drinit.

19. Për të dy portet është preg. fizibiliteti disa herë më i plotë dhe më i saktë se portet e thata të Smithit . Bile projekti Europortit Shëngjinit (The Eagle of Adriatic),është premiuar nga Financa Boterore (World Finance), në 100 projektet më të mira për vitin 2009. Informacioni gjendet në revistën dymuajore World Finance NovemberDecember 2009 dhe në edicionin January-February 2010. Në portin e Orikumit nuk ka korente nga Llogoraja, baseni është i mbrojtur dhe nuk ndikon në ndotjen e mjedisit .Të dy portet mund të përpunojnë gradualisht gjatë 100 vjeçarit, mbi 120 milion ton mall dhe mbi 15 milion konteiner. Në Orikum do të përdoret si akostim edhe bregu shkëmbor i Karaburunit. Pa cënuar funksionin e Pasha Limanit.Ndërsa porti në Rërën e Hedhur ndërtohet duke gërmuar dhe hedhur shkëmbin në det,e me shtrirje mbrapa malit, në ish kënetën Balldrenit. Ndërsa porti në bregdetin e Semanit ka bregdet të lire për ndërtime portuale. Por thellësia është e njëjtë me Porto Romanon.

REKOMANDIME PËR KOSOVARËT.
20. Shteti kosovar duhet të ketë objektiv të ndërtoj portin e vet në brigjet e Shëngjinit.Nji variant projekti është i gatshëm.Ai duhet të stimulojë sipërmarsit kosovar për ndërtimin e marinave apo komplekseve turistike…Dalja e Kosovarëve direkt në gjirin e Drinit do të ishte shpëtim për tranzitin e mallrave në drejtim të Kosovës, Beogradit, e Ballkanit. Propoganda ,se porti në gërmim i Porto Romanos,është për Kosovën, duke e konkretizuar me ndërtimin e nji Porti të Thatë,që përfaqson nji shesh magazinimi 05-1km2 në Prishtinë, janë dizinformime të pështira. Është fatkeqsi që kryeministër ideator rethohet nga, injorant , servila, hipokrit , të shitur e të blerë, që hiqen si drejtues të veprave strategjike, e propozojnë koridorin tokësor Blu, hekurudhat për në Malin e Zi apo Kosovë dhe portin në Gërmim në pellgaçen e Porto Romanos. Kur në bregdetin Vlorë-Shëngjin gjendet 80 % e ujrave të Adriatikut dhe portet i ka ndërtuar natyra.Është pozitive që drejtuesi vëndit porosit projekte madhore, por fatkeqsi që vet miraton pa asnji konsulencë. Duke u bërë dhe zëdhënës dizinformacioneve ashiqare se në portin e durrësit do të ndërtojnë resortin e Yafteve më të madh të Mesdheut, ndërsa në baltën e Porto Romanos do të ndërtojnë portin e mallrave më të madh të Rajonit .Informacionet e shkrimit janë nxjerë mbas analizave të gjithë veprave hidro portuale e botimit Mesdheut dhe Adriatikut.

Nga Ing. Xhevair Ngjeqari – Autor i botimit “Mesdheu –Adriatiku “, Projektimi Porteve Tregtare-Turistike-Peshkimit dhe Realizimi në Bregdetin Shqiptar

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN