MENU
klinika

56-vjeçarja drejtonte qendrën për fëmijët jetim!

Nënë e bir dhunuan dhe dogjën 61-vjeçarin për shkak të borxhit 1 mln lekë

15.12.2022 - 19:22

Të tjera detaje publikohen nga ngjarja e rëndë e vitit 2017 në Tiranë, ku shtetasja Marjeta Karaj, sëbashku me të birin dhe një shok të tij, dyshohet se vranë një person.

Bëhet fjalë për Menduh Kurt-Dedën, i cili u vra në zonën e njohur si “Kodër Shupal”. Më pas, ai u lye më lëndë djegëse dhe më pas u dogj.

Sipas Neës24, Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Po ashtu mësohet se viktima ishte pjesë e kësaj qendre, ndërkohë që burime policore pohojnë se 61-vjeçari kishte lidhje intime me Karajn.

Në bashkëpunim me të birin, Besmir Karaj, i cili aktualisht është në kërkim, morën me forcë 61-vjeçarin në zonën e Xhamllikut. Kurt-Deda, prej kohësh fshihej për shkak të një borxhi prej 1 milionë lekësh.

Më pas, ata shkuan në zonën e Alliasit ku dhunuan 61-vjeçarin. Më pas, Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.