MENU
klinika

Lionel Scaloni

Nga trajner fëmijësh, në kampion i botës!

18.12.2022 - 22:23

Lionel Scaloni u tërhoq nga futbolli për një vit dhe ndiente një boshllëk brenda që ishte i vështirë për t’u injoruar. Ish-mbrojtësit të djathtë të Fulham i mungonte futbolli aq shumë sa nuk i rezistoi dot dëshirës për t’i telefonuar Son Calius, klubit amator ngjitur me shtëpinë e tij në ishullin e Mallorca-s.

Ishte viti 2016. Ishte pikërisht atje, ku pas një seance stërvitore ai dëgjoi lajmin se Lionel Messi kishte vendosur që të tërhiqej nga kombëtarja argjentinase.

Scaloni nuk po u besonte veshëve dhe postoi në “Tëitter” një foto të ish-shokut të tij të skuadrës në atë vit të finales së Kupës së Amerikës me një mesazh të dëshpëruar: “Kjo foto i thotë të gjitha… Mos ik Leo”.

Scaloni nuk mund ta dinte në atë kohë, por 6 vite më vonë ai është duke përgatitur finalen e Kupës së Botës kundër Francës dhe i ka nxjerrë më të mirën deri tani Lionel Mesit me kombëtaren dhe i dha fund edhe pritjes 36-vjeçare të Argjentinës për Kupën e Botës, pasi një vit më parë fitoi edhe Copa America.

Sot 44-vjeçari është njeriu më popullor në Argjentinë pas Messit. Aq shumë është i vlerësuar sa përpara se të niste Botërori, ai kishte hedhur firmën në kontratën e re deri në vitin 2026. Trajneri i fundit i Argjentinës, i cili mbeti në detyrë pas një Botërori ishte Marselo Bielsa në 2002-n.

Skaloni ka vetëm një rregull kur lojtarët janë në grumbullim: të gjithë duhet të ulen në të njëjtën tavolinë dhe të shohin njëri-tjetrin në sy. As rezultati me Arabinë Saudite nuk e ndryshoi këtë.

“Ende nuk e kam kuptuar plotësisht, por është gjë e bukur të jesh Kampion Bote. Nuk ka mundësi që të vuajmë kaq shumë. Jemi të ndërtuar për të vuajtur dhe ky ekip reagon ndaj çdo gjëje… Jam krenar, por më pak i emocionuar se ditët e tjera pasi jam i lehtësuar. Kjo është meritë e të gjithëve. Ky është një grup i pabesueshëm.

Penalltitë? Të gjithë forcohen kur ka besim. Të vjen njëri dhe të thotë që do të presë dy penallti dhe tjetri që do të shënojë penalltinë e tij. Me gjërat që kishim kundër sot: barazim, barazim, barazim…është gjithçka meritë e tyte. Uroj që njerëzit të gëzojnë, ju lutemi, pasi është një moment historik. Uroj që fëmijët të dëshirojnë të luajnë në kombëtare, që të jenë kampionë si këta lojtarë” – tha Scaloni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN