Ka njerëz që janë supersticiozë, sidomos kur koicidencat janë të “frikshme”. Një e tillë vjen edhe në finalen e nesërme, ku si shembull është penalltia e humbur e Messit.
Në vitin 1978, Mario Kempes humbi një penallti për Argjentinën në ndeshjen e tretë të Botërorit. Por më pas Argjentina fitoi Kupën e Botës. I pari Botëror për albiçelestët.
Në vitin 1986, Maradona humbi një penallti për Argjentinën në ndeshjen e tretë të Botërorit. Argjentina fitoi Kupën e Botës dhe vetë Maradona ngriti trofeun si kapiten.
Viti 2022: Messi humbi një penallti për Argjentinën në ndeshjen e tretë të Botërorit, çfarë e pret nesër Argjentinën…?! E vështirë të thuash, por rastësi e frikshme për ata që besojnë në shifra.