MENU
klinika

Edicioni i 13-të i "Tirana 48-orëshi"

Një film në 48 orë!

11.12.2022 - 14:40

Një film në 48 orë. Projekti i artistit Robert Aliaj Dragot, angazhoi edhe për këtë edicion të 13-të në “Tirana 48-orëshi”, 24 produksione. Arritën të përfundonin filmin e tyre brenda kohës së përcaktuar 14 produksione, nga të cilat si fituese u përzgjodhën tre. Çmimet u ndanë mbrëmjen e djeshme në kimea Millenium. Filmi më i mirë për vitin 2022 u përzgjodh “Zot i punës” nga Climax.

Ndërsa në vend të dytë dhe të tretë u vlerësuan produksionet “6” nga ANRML.me dhe “The last Candies” nga Troublemakers. Filmi i Climax do të përfaqësojë Tiranën, në Festivalin Ndërkombëtar Filmapalooza 2023 (Los Angeles) ku marrin pjesë produksione nga mbi 150 qytete.
Në mënyrë simbolike është nderuar me Çmimin e Karrierës dhe regjisori Dhimitër Anagnosti “Për kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografinë Shqiptare”. Vlerësimin ndaj Anagnostit e ka ndarë në rrjetet sociale edhe producenti i “Tirana 48-orëshi” duke theksuar vlerat e tij si “regjisor, skenarist, një kineast lakonik dhe influencues”.

“Mbi 20 filma,nga epika historike te dramat. E ka filluar si operator me filmin ‘Debatik’ dhe filmin ‘Toka jonë’. Filmi i parë si regjisor së bashku me Viktor Gjikën është ‘Komisari i dritës’. Një figurë madhore në kinematografinë tonë. Salla me entuziazëm thërret emrin e tij”, shkruan Aliaj.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit