MENU
klinika

Champions dhe golat

Objektivat e rinj të Messit “kërcënojnë” Ronaldon

19.12.2022 - 23:39

Lionel Messi mori dje kënaqësinë më të madhe të karrierës së tij. Një karrierë në të cilën kampioni argjentinas ka fituar deri tani 42 tituj, duke përjashtuar ata individualë dhe që me të drejtë e vendos në Olimpin e më të mëdhenjve të sportit.

Tani ka vetëm një synim tjetër për t’u arritur: të bëhet futbollisti më i suksesshëm në histori. Messi aktualisht është në pozitën e dytë, vetëm dy trofe pas Dani Alves, një ish-bashkëlojtar i aftë për të ngritur 44 kupa.

Ëndrra është të shënojë një hat-trick historik dhe t’i japë Paris Saint-Germain Ligën e parë të Kampionëve, duke arritur Cristiano Ronaldon me pesë fitore në Champions League. Suksesi i fundit në kompeticionin më të lartë evropian daton në vitet 2014-15, në finalen kundër Juventusit.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka ndarë mendimin e tij për finalen e fundit të Kupës së Botës mes kombëtareve të Argjentinës dhe Francës.

“Jam shumë i lumtur për mikun tim Lionel Messi, si futbollisti më i mirë në histori, ai e meritonte të fitonte Kupën e Botës. Kjo finale është një nga më të mirat e të gjitha kohërave. Të dyja skuadrat e meritojnë të jenë kampionë. Jules Kunde dhe Ousmane Dembele patën një turne të mirë, edhe ata e merituan të fitonin”, tha Xavi për mediat spanjolle.

Messi mund të ketë edhe objektiva të tjerë, të arrijë Ronaldon si shënuesi më i mirë në Champions dhe goleadori më i mirë i të gjitha kohërave. E para do të varet shumë edhe me faktin nëse portugezi nuk gjen një skuadër në Champions, ndërsa objektivi i dytë varet edhe se sa do të luajë Ronaldo.