MENU
klinika

"Do të përballen me drejtësinë"

Osmani i përgjigjet Vuçiçit për kthimin e ushtrisë serbe në veri

15.12.2022 - 11:33

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur sot fjalimin e fundvitit në Kuvendin e Kosovës, ku tha se situata në veri të vendit është për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia i ka ndaj Kosovës e të cilat i shpreh përmes financimit të strukturave kriminale.

Osmani tha se “bandat kriminale nuk do të mund ta mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë, edhe atyre në veri, për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Kosovës”.

“Por le ta kenë të qartë se kjo është rrugë nga e cila nuk devijojmë dhe nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë. Ata do të përballen me drejtësi për veprat penale kundër rendit kushtetues si dhe për frikësimin e kërcënimin që po ua bëjnë qytetarëve tanë”, tha presidentja.

Osmani shtoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e di mirë se ushtria serbe s’mund të kthehet më kurrë në Kosovë.

“Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe mori një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste të Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë, ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre”, tha ajo.

Osmani i ka falënderuar policët, zyrtarët e sigurisë dhe ata të inteligjencës për punën që po bëjnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjedhjet presidenciale në Serbi

Kandidatët dhe qëndrimi i tyre për Kosovën

“Rambo, komandanti etnik shqiptar”

Çfarë shkruante revista amerikane për Haradinajn


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi