MENU
klinika

Tensionet në veri të Kosovës

Osmani: Shkak janë bërë bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiç

06.12.2022 - 20:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për mbështetjen e bandave kriminale që kanë synim të destabilizojnë vendin.

Këto komente, Osmani i bëri gjatë samitit të BE-së në Tiranë ku tha se institucionet e sigurisë në vend duhet të bëjnë gjithçka për të vendosur rendin.

“Sikurse në shumë raste paraprake, situata në veri eskalon, sepse bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiç kanë për qëllim eskalim të situatës dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë çmos që përmes institucioneve të sigurisë të vendosim rend dhe ligj, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetar”, ka thënë ajo.

Për ngjarjet e sotme në veri Osmani ka thënë se janë informuar gjatë ditës përmes raporteve të institucioneve përkatëse dhe ka shtuar se po presin në fund të ditës raportin përfundimtar.

Osmani ka thënë se në samitin e sotëm BE-Ballkanik Perëndimor nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

“Versioni është dorëzuar sot, megjithatë nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri në takime, është diskutuar parimi si i tillë. Do të kemi një takim tjetër ndërinstitucional për t’i koordinuar qëndrimet sa i përket versionit të ri. Do t’i ndajmë sapo t’i kemi të gatshme”, ka thënë Osmani në një konferencë për media pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN