MENU
klinika

Firmosja e kërkesës për anëtarësim në BE

Osmani: Sot është ditë historike për vendin tonë

14.12.2022 - 13:25

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani foli pas firmosjes së kërkesës së Kosovës për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Osmani u shpreh se kjo ditë është një nga momentet më historike të Kosovës pasi vijon rrugëtimin dhe synimin euro-atlantik të saj.

“14 dhjetor ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion tonë, integrimit euro-atlantik”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies së tyre të patjetërsueshme drejt Europës.