MENU
klinika

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n…”

Pacolli: Nëse Granit Xhaka gjobitet, e paguaj unë

04.12.2022 - 17:13

Edhe pse Granit Xhaka nuk do të gjobitet nga FIFA për shkak të veshjes së fanellës “Jashari”, politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka shprehur gatishmërinë e tij për ta paguar gjobën.

Bazuar në disa raportime, u tha se FIFA mund të ndërmarrë masa ndaj mesfushorit nga Kosova, i cili u shfaq me fanellën e Jasharit pas ndeshjes kundër Serbisë, të cilën Zvicra e fitoi me rezultatin 3:2,

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, shkroi Pacolli.

Rreth këtij veprimi, Xhaka kishte thënë se nuk ka asgjë politike, por që e bëri si dedikim për Ardon Jasharin, i cili gjithashtu luan te Zvicra. “Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, deklaroi Xhaka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN