MENU
klinika

Dueli i dy yjeve

Pakti Messi-Mbappe, po kush do të festojë?

17.12.2022 - 19:59

Ka shokë skuadre dhe shokë më shumë se kaq. Kylian Mbappe di diçka për këtë që pasi u përball me mikun e tij Hakimi, duke dhuruar skena emocionuese, në Francë-Marok, tani do të përballet me Leo Messi-n, liderin e Argjentinës në finalen e Botërorit.

Të dy ndajnë dhomën e zhveshjes së PSG-së, ku janë yjet më të shndritshëm së bashku me anëtarin tjetër të super treshes Neymar. Por cila është marrëdhënia reale mes Messi-t dhe Mbappe, të cilët në aktin e fundit të Katarit do të garojnë edhe për titullin e golashënuesit të turneut, përtej deklaratave të rrethanave të fasadës?

Me siguri marrëdhënia nuk është tamam idilike, me bashkëjetesën te Paris Saint-Germain që nuk është aspak e thjeshtë. Shumë gjela në një kotec? E sigurt është se transferimi i Messi-t dy vera më parë ka zhvendosur paksa vëmendjen që gëzonte Mbappé, i cili më pas duhej të ndante skenën jo vetëm me Neymar, por edhe me Pleshtin.

Nëse tashmë me brazilianin gjërat nuk kanë ecur mirë me lidhjen e përkeqësuar, nuk duhet të harrojmë lidhjen shumë të fortë mes O’Ney dhe argjentinasit që në kohën e Barcelona-s. Edhe për këtë arsye sulmuesi francez, i mërzitur nga nënshkrimi i Leos, dukej gati të pranonte propozimin e Real Madrid-it, përpara se të ndërronte mendje në momentin e fundit.

Shumë para dhe, sipas lajmeve që vijnë nga Franca, edhe një premtim nga drejtuesit për Mbappe: për ta vënë atë absolutisht në qendër duke i dorëzuar drejtimin e grupit, duke “ulur” Neymar, me tentativat e dështuar edhe për ta shitur brazilianin.

Një situatë që nuk u realizua duke u kthyer në bumerang për blutë që vetëm pak muaj më parë iu desh të përballonin pakënaqësitë të ish-yllit të Monaco gati (këtë herë pa hezitim) për t’u larguar. Nga ana tjetër, nëse Kylian është ankuar gjithmonë për lirinë e tepërt që i është dhënë Neymat, këtij të fundit nuk i ka pëlqyer fakti që PSG-ja e mbuloi me ar verën e kaluar.

Me pak fjalë, një frakturë që pati pasoja edhe në dhomat e zhveshjes, me Messi-n që mori anën e mikut të tij Neymar, i forcuar edhe nga mbështetja e klanit spanjoll. Situatë që e ka izoluar Mbappe, i cili ka pasur miqësinë e bashkatdhetarëve të tij dhe shokut besnik Hakimi.

Në këtë skenar, gjërat nuk u përmirësuan as pas rastit të penalltisë, me reagimet flagrante në fushë dhe jo vetëm nga Neymar dhe Mbappe që konfirmojnë pikëpamjet e ndryshme për sulmuesin e caktuar për të gjuajtur penalltitë dhe goditjen me shpatull të Kylian ndaj argjentinasit.

 

Pa harruar se ekziston edhe një problem jo i vogël i bashkëjetesës taktike, që rëndon mbi Mbappe. Francezi te PSG shpesh e gjen veten duke luajtur si sulmues qendror, me Messin dhe Neymarin në krahët e tij. Talenti i Mbappe e lejon atë të shprehet sa më mirë edhe në këtë kapacitet, por fakti që duhet të sakrifikohet për të luajtur në një rol të padëshiruar është një arsye tjetër për diskutim dhe padurim.

Në fakt, vetë sulmuesi me deklaratat e tij nga kombëtarja para Kupës së Botës ka ripërsëritur vazhdimisht preferencën e tij për një rol tjetër pas një sulmuesi me peshë, ashtu siç ndodh te Les Bleus.

“Në Francë më kërkojnë gjëra të tjera në krahasim me klubin tim. Unë kam shumë më tepër liri këtu. Trajneri e di se ka një numër 9 si Giroud që zë mbrojtjen, dhe unë mund të sulmoj hapësirat. Në Paris është ndryshe, nuk është ai. Këtu po ju kërkohet të rrotulloheni, është ndryshe.”

Nga fusha, në rrjetet sociale. Mbappé dhe Neymar nuk i kanë kursyer vetes goditjet e ulëta, me postime që synojnë diskreditimin e njërit dhe të tjetrit. Dhe duke folur për rrjetet sociale, fakti që Mbappe e përcaktoi Cristiano Ronaldon si më të madhin e të gjitha kohërave gjatë Kupës së Botës, nuk u vlerësua nga bashkëlojtari i tij argjentinas.

Me pak fjalë, marrëdhënia mes të dyve nuk është sigurisht më e mira dhe kështu finalja e Kupës së Botës do të jetojë edhe në këtë përballje të jashtëzakonshme, e cila do të përfundojë në mënyrë pozitive vetëm për një.

Messi dhe Mbappé gjithashtu mbërrijnë në finale në një gjendje të veçantë, duke qenë se sipas asaj që u raportua nga shtypi spanjoll, pikërisht në prag të Kupës së Botës ata vendosën të bëjnë një pakt, ku përfshihet edhe Neymar.

Asnjë polemikë, vëmendje maksimale dhe qetësi totale mes të treve pa asnjë referencë për problemet në klub. Arsyeja? Të mos ngarkohet mendja me mendime toksike dhe të përqendrohen vetëm te fusha dhe rezultatet, me synimin që më pas të paraqiten në mënyrën më të mirë të mundshme për fazën e dytë të sezonit me PSG-në.

Në fund, megjithatë, vetëm njëri do të buzëqeshë, mes argjentinasit dhe francezit. Në përballjen e mëparshme të 2018-ës, ai që festoi ishte Mbappé duke ngritur Kupën në qiell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dua të jem kampion bote...”

Djali i Messit inkurajon të atin me një letër


Francezi transferohet si lojtar i lirë

Mbappe firmos me Real Madrid

Formacionet e finales së Champions League

Nis sfida/ Real Madrid dhe Dortmund kërkojnë suksesin

“Gjimshiti ylli i ekipit, Broja surprizë”

La Gazzetta dello Sport “skanon” Shqipërinë