MENU
klinika

Mesazhi i Arbër Zaimit

Paralajmërimi i mikut të Kurtit: Në veri do të nisë fundi i Vuçiçit

26.12.2022 - 12:27

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Arbër Zaimi ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me sulmin pranë patrullës së KFOR-it mbrëmjen e djeshme në Zubin-Patok. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Zaimi shkruan: ‘Në veri të Kosovës do të nisë fundi i Vuçiçit”, parashikimi i cili pritet të sjellë reagime nga pala serbe.

Një ditë më parë një ekip i KFOR-it u sulmua në Zubin-Potok, por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar. Pjesëtarët e KFOR-it, siç bëjnë me dije edhe mediat kosovare janë nga Letonia. Reagime ka patur nga mediat serbe dhe presidentja e Kosovës mbrëmjen e djeshme. Sot KFOR-i ka konfirmuar se janë dëgjuar krisma armësh pranë patrullës e cila ishte duke monitoruar gjendjen. Gjithashtu, njoftohet se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi lidhur me rastin duke u shprehur se këto janë lojërat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe instrumentat e tij kriminale po vazhdojnë. Ai gjithashtu tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës. Nga ana tjetër kreu i ushtrisë serbe Milan Mojsiloviç ka njoftuar se është duke udhëtuar për në Rashkë. Ai ka zbardhur takimin që zhvilloi ditën e djeshme me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Fokusi i bisedimeve me presidentin serb ka qenë Kosova dhe për këtë arsye ai është nisur me detyra të qarta në Rashkë, teksa nuk ndau detaje të tjera lidhur me takimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë u diskutua në takimin e përbashkët!

Albin Kurti ‘troket’ në zyrën ish-kryeministrit Berisha


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!