15.12.2022 - 18:58
Partizani e ka mbyllur me fitore javën e 14-të të Kategorisë Superiore dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e tabelës. Kryeqytetasit morën fitoren minimale 2-1 ndaj Kukësit, në një ndeshje që u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit.
Ishte Bitri ai i cili zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 25’, ndërsa në minutën e 30’ Skuka dyfishoi rezultatin për Partizanin.
Në pjesën e dytë verilindorët tentuan të reagonin me Basa-n që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69’, por nuk mundën që të dilnin me një pikë nga kjo përballje.