MENU
klinika

"Rreziku vjen nga tifozët në Katar"

Pas Covid-it kërcënohemi nga “Gripi i Devesë”, ekspertët ngrenë alarmin

13.12.2022 - 18:53

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë lëshuar udhëzime për mjekët që të jenë vigjilntë ndaj njerëzve, veçanërisht ndaj tifozëve të futbollit që kanë qenë në Katar, pasi mund të shfaqin ndonjë simptomë të gripit të deveve.

Devetë janë një burim i rëndësishëm i sëmundjes që në mjekësi quhet sindroma e frymarrjes në Lindjes e Mesme.

“Gripi i Devesë”, mund të merret nga kontakti me devetë, si udhëtimi me to, gjatë një ndalese turistike në Katar.

Infeksioni mund të ndodhë edhe nga konsumimi i qumështit të devesë të papasterizuar.

Para Kupës së Botës , autoritetet e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar tifozët që planifikojnë të udhëtojnë në Katar për të shmangur devetë si masë parandaluese.

Pyetjet e shpeshta:

Çfarë është gripi i devesë?

Gripi i devesë është një lloj sëmundjeje respiratore. Mjekësisht njihet si koronavirusi i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS). Burimi kryesor i MERS-it është infeksioni nga devetë.

Cilat janë simptomat dhe trajtimi i gripit të devesë?

Simptomat e zakonshme të sëmundjes janë problemet me frymëmarrjen, kolla dhe të vjellat, ethe dhe diarre. Nuk ka trajtim specifik për gripin e devesë dhe mjekët në përgjithësi përshkruajnë ilaçe simptomatike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN