MENU
klinika

Tensionet

Për pak përplasje verbale mes demokratëve në Kuvend, Baçi-Alibeajt: I shërben Ramës

21.12.2022 - 17:38

 Tensionohet situata mes demokratëve në seancën e fundit për këtë vit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi së bashku me disa nga kolegët e tij, mbështetës të Berishës, u ngritën duke bllokuar foltoren. E gjitha nisi për shkak të heqjes së tyre nga lista e grupit parlamentar të PD-së.

Mirëpo, në një moment, Baçi niset drejt vendit të deputetit Gazment Bardhi, i cili ishte duke iu kundërvënë. Më pas, ai i drejtohet Alibeajt duke i thënë: I shërben Ramës.

Pas kësaj përplasje, kryetarja e Kuvendit kërkoi 10 minuta pushim.

DEBATI:

Flamur Noka: E kuptoni çfarë bëni, çfarë po i shkaktoni opozitës me këtë që po bëni ju?
Lindita Nikolla: Jo këtë po e bëni ju
Flamur Noka: Mos kujtoni se do e kaloni aq lehtë as ti dhe as Edi Rama.
Lindita Nikolla: 10 minuta pushim