MENU
klinika

Deputeti i PD: Është një gëzim naiv nga ana e qeverisë!

Përplasja Rama- Yuri Kim/ Hila: Sjellja e Ministrisë së Jashtme, jo normale!

12.12.2022 - 22:48

Temë e diskutimit në emisionin “Open” në News 24 këtë të hënë ishte përplasja mes ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në panel, deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku, tha se njoftimi i Ministrisë së Jashtme shqiptare për zëvendësimin e ambasadores Kim nuk është një sjellje normale diplomatike.

Ai nënvizoi se duket qartazi se ka një marrëdhënie të trazuar mes qeverisë dhe ambasadës amerikane.

Edhe analisti Dritan Hila ndau të njëjtin mendim me deputetin e PD-së, ku theksoi se sjellja ministrisë shqiptare nuk është normale.

Ai shtoi se marrëdhëniet mes Ramës dhe Kim nuk kanë qenë shumë të ngrohta duke qenë se kryeministri sipas tij ka lënë të kuptohet përmes disa gjesteve.

Pjesë nga diskutimi:

Çollaku: Është një njoftim i çuditshëm sepse nuk është detyra e ministrisë së jashtme për largimin e ambasadores. Ka një marrëdhënie të trazuar mes qeverisë dhe ambasadës amerikane. Një situatë të tillë ka pasur dhe në kohën e ambasadorit Arvizu, ku në procesin e largimit të tij ka pasur komente nga zyrtarë të ministrisë. Është një gëzim naiv në mendimin tim, është një status tipik në kontekst shqiptar.

Hila: Nuk është një sjellje normale, është një çështje ngërçi mes dy palëve. Ngërçi Ramës i vjen nga drejtësia, ndoshta se ai do të fusë njerëzit e tij aty, dhe atij ndoshta nuk i pëlqen që po goditet vetëm krahu i majtë dhe jo ai i djathtë. Kjo vjen në vazhdën e disa ngërçeve politike në vend. Kjo i bën ambasadorët të dalin pak jashtë fokusit të tyre. Marrëdhëniet me Kim nuk kanë qenë shumë të mira vitin e fundit, ka pasur gjeste të Ramës ku është dukur se nuk ka një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN