Partia Demokratike ka zgjedhur sot kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në përfundim të një dite të gjatë votimesh dhe numërimesh, Balkanëeb ka nxjerrë listën e kandidatëve në bashkitë kryesore të vendit, ku tri prej tyre do të shkojnë në balotazh, për shkak se kandidati që ka marrë më shumë vota nuk e ka kaluar pragun e 50%+1.
Kështu në Shkodër dhe Elbasan, ashtu siç pritej janë konfirmuar Bardh Spahia (kryebashkiaku aktual) dhe Luçiano Boçi (që do të lërë mandatin e deputetit), të cilët në zgjedhjet e djeshme nuk kishin rivalë përballë.
E njëjta situatë ka qenë edhe në Kukës ku Admir Sinemati ishte i vetëm.
Në Lezhë fitues është shpallur Pashk Gjoni, ndërsa në Durrës ish deputeti Igli Cara.
Një tjetër ish deputete ka fituar në Korçë. Ledina Aliolli ka marrë votat e demokratëve për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.
Fituesit
Shkoder Bardh Spahia
Kukës Admir Sinemati
Dibër Besnik Alku/ Ismail Uka (balotazh)
Lezhë Pashk Gjoni
Durrës Igli Cara
Tiranë Belind Këllici/ Ilir Alimehmeti (balotazh)
Elbasan Luçiano Boçi
Fier Evdar Kodheli/ Artur Mahmutaj (balotazh)
Vlorë Hysni Sharra
Gjirokastër Dorjan Lani
Korçë Ledina Aliolli
Berat Zija Ismaili
Kamëz Arjan Hoxha